Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Ganës
Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është takuar sot me ministren e jashtme të Ganës, znj. Hanna Serwaa Tetteh në Akra, kryeqytet i Ganës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, takimi midis ministrave të jashtëm të Iranit dhe Ganës u zhvillua sot në mëngjes sipas orës lokale, ku në këtë takim të dyja palët u dakorduar për zgjerimin dhe forcimin me marrëdhënieve mes dy vendeve. Z. Zarif në fillim të axhendës së tij të vizitës në Gana vizitoi Qendrën iraniane Helal në këtë vend. Dr. Masud Maleki, drejtor i kësaj qendre në Gana, në një intervistë me IRNA, ka thënë: Kjo qendër është hapur para 25 viteve dhe ofron shërbime mjekësore për popullin e këtij vendi me shërbime shumë të vogla. Sa i përket vizitës në Afrikë dhe në Gana, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se në këtë vizitë shoqërohet nga delegacioni më i madh ekonomik, gjë e cila tregon për rëndësinë që Irani i kushton Afrikës dhe sektorit privat të vendeve afrikane. Këndvështrimi ynë në politikën e jashtme është i gjithanshëm dhe vizita në Afrikë tregon se Irani ka politikë të balancuar të jashtme dhe ekonomike. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit prej ditës së djelë, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka nisur një vizitë në Afrikë.