Amir Abdulahian: Irani nuk ndërhyn aspak në punët e brendshme të Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22882-amir_abdulahian_irani_nuk_ndërhyn_aspak_në_punët_e_brendshme_të_bahrejnit
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit në çështjet ndërkombëtare ka thënë se Irani nuk ndërhyn aspak në punët e brendshme të Bahrejnit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 16:50 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahian: Irani nuk ndërhyn aspak në punët e brendshme të Bahrejnit

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit në çështjet ndërkombëtare ka thënë se Irani nuk ndërhyn aspak në punët e brendshme të Bahrejnit.

Husein Amir Abdulahian, duke reaguar ndaj dënimit të sheik Isa Kasem në Bahrejn tha se plani për dënimin e këtij personaliteti të madh në Bahrejn është veprim i ulët dhe i rëndomtë. Abdulahian theksoi se Irani mbështet demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut në rajon dhe në Bahrejn dhe tha: Qeveria e Bahrejnit nëse nuk merr mësim nga historia dhe përsërit gabimet e saj, padyshim do të dëmtohet dhe për këtë funksionarët e Bahrejnit duhet të mendohen se si të mbështeten tek populli i tyre. Z. Abdulahian tha se rrugëzgjidhja e krizës në Bahrejn është vetëm politike dhe shtoi: Lirimi i Isa Kasem nga dënimi i jashtëligjshëm i tij dhe respektimi i dinjitetit të tij, ndërprerja e veprimeve të sigurimit janë disa prej masave të nevojshme për zgjidhjen politike të krizës në Bahrejn.