Zarif arrin në Guine
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mëngjes arriti në Konakry, kryeqytetin e Guinesë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë vizitës në Guine do të takohet me presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e punëve të jashtme të Guinesë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit të dielën ka filluar turneun e tij në Afrikën Perëndimore. Destinacioni i parë i z. Zarif ishte Nigeria dhe gjatë vizitës në këtë vend është takuar me presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e punëve të jashtme të Nigerisë. Z. Zarif pastaj ka zhvilluar një vizitë edhe në Gana ku është takuar dhe ka biseduar me funksionarët e lartë të këtij vendi. Muhamed Xhavad Zarif pas vizitës në Guine, do të shkojë në Mali. Vlen të theksohet se gjatë këtij turneu ministri i jashtëm iranian shoqërohet nga një delegacion i lartë ekonomik dhe politik i Iranit.