Teherani dhe Moska të gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve mes tyre
Ministri iranian i informacionit dhe komunikacionit, njoftoi zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Moskë në fusha të ndryshme.
Mahmud Vaezi ministër i informacionit dhe komunikacionit në Iran tha se Teherani dhe Moska në kuadër të strategjive të përbashkëta të përcaktuar nga presidentët e dy vendeve, janë të angazhuar që të zgjerojnë bashkëpunimet mes tyre në fusha të ndryshme. Kryetari i komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Rusi tha se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015, të dy vendet janë zotuar për zgjerimin e bashkëpunimeve mes provincave sidomos në fushën e ekonomisë, investimeve dhe tregtisë. Hapja e linjës detare mes Iranit dhe Rusisë dhe përurimi i linjës së parë ajrore Teheran-Moskë janë pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ministri Vaezi shpresoi se në të ardhmen shumë shpejt do të zgjerohet edhe sektori i turizmit si dhe do të shtohet niveli i eksportit drejt Rusisë. Vlen të theksohet se ministri Vaezi ka shkuar për një vizitë në qytetin bregdetar Astarkhan.