Mars 23, 2023 15:42 Europe/Tirane
  • Iran dhe Rusia do të lidhin sistemet e tyre bankare për të anashkaluar SWIFT

Sekretari për çështje ndërkombëtare i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Me lidhjen e sistemeve bankare të Iranit dhe Rusisë, nuk do të kemi nevojë më për SWIFT".

Republika Islamike e Iranit, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord dhe kanë planifikuar të heqin dollarin nga shkëmbimet e tyre valutore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mohsen Karimi, sekretar për çështje ndërkombëtare i Bankës Qendrore të Iranit, deklaroi: “Fuqitë hegjemoniste duke pasur në dispozicion infrastrukturën bankare ndërkombëtare në nivel botëror, vendosin sanksione ndaj vendeve të tjera, dhe një nga këto infrastruktura që është në dispozicion të fuqive hegjemoniste të Perëndimit dhe Evropës është sistemi i mekanizmit bankar i quajtur SWIFT”.

Karimi shtoi: "Me lidhjen e sistemeve komunikuese të bankave komerciale, më nuk do të kemi nevojë për SWIFT dhe do të kapërcejmë një nga pengesat e sanksioneve".

Sekretari për çështje ndërkombëtare i Bankës Qendrore të Iranit deklaroi se me Rusinë kemi vendosur të ndërmarrim një veprim strategjik i cili nuk mund të sanksionohet dhe tha: "Këto veprime janë për të lidhur sistemet komunikuese monetare të dy vendeve dhe ky sistem është standard. Ne po e vendosim në rendin e ditës edhe planin për heqjen e dollarit dhe euros nga shkëmbimet bankare, vendimi është që të mos shkëmbehet me asnjë nga vendet e botës me këto valuta".

Tags