Ruhani: Pavarësia e Iranit ka rëndësi në aspekte të ndryshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se pavarësia e një vendi nga aspekte të ndryshme dhe plotësimi i nevojave sipas mundësive të brendshme, kanë rëndësi tepër të madhe.
I pranishëm në simpozium për përvjetorin e formimi të kompanisë iraniane të gazit. Presidenti Hasan Ruhani tha se sloganet kryesore të revolucionit janë pavarësia dhe liria dhe shtoi: Revolucion do të thotë pavarësi dhe mbështetje tek vota e popullit. Presidenti iranian tha se kuptimi i të qenit revolucionar do të thotë kombi i lirë, i shoqëruar me mendime të lira dhe shprehje e lirë dhe tha: Sot kur njerëzit shprehin mendimet dhe opinionet e tyre për qeverinë dhe programet e saj në hapësirën virtuale, është liri e shprehjes. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit foli mbi programet e qeverisë për të eksportuar 200 milion metër kub gaz në ditë dhe shtoi: Një vend që ka një program të tillë, dëshmon për faktin se ka lidhje të mira me vendet fqinje dhe vendet e tjera të botës, sidomos në fushën e naftës dhe të gazit. Bota sot për zhvillimin e saj ka nevojë për energji dhe sidomos për naftë dhe gaz.