Boruxherdi takohet me sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit Islamik Palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23665-boruxherdi_takohet_me_sekretarin_e_përgjithshëm_të_xhihadit_islamik_palestinez
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, sot mbajti një takim me sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit islamik Palestinez ku theksoi domosdoshmërinë e çlirimit të të gjitha territoreve të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2016 16:42 Europe/Tirane
  • Boruxherdi takohet me sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit Islamik Palestinez

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, sot mbajti një takim me sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit islamik Palestinez ku theksoi domosdoshmërinë e çlirimit të të gjitha territoreve të Palestinës.

Alaudin Boruxherdi, sot u takua me Ramadhan Abdullah sekretar i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez në Bejrut ku dënoi vendimin e disa vendeve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me armikun e kombit palestinez. Çdo kompromis me regjimin sionist jo vetëm që është tradhti ndaj aspiratave të kombit palestinez, intifadës dhe rezistencës së këtij popullit, por është tradhti e madhe ndaj ummetit arab dhe islam. Nga ana e tij sekretari i Xhihadit Islamik palestinez shprehu falënderimet për mbështetjen e Iranit ndaj Palestinës dhe tha se kjo mbështetje është përcaktuese në fatin e kombit palestinez në përballje me armikun sionist.