Boruxherdi: Fitorja e sirianëve përballë terrorizmit është shumë afër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23788-boruxherdi_fitorja_e_sirianëve_përballë_terrorizmit_është_shumë_afër
Kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit  ka thënë: Sukseset e fundit të ushtrisë siriane sidomos në Alepo, e kanë ofruar më shumë fitoren përballë terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2016 14:00 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Fitorja e sirianëve përballë terrorizmit është shumë afër

Kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit  ka thënë: Sukseset e fundit të ushtrisë siriane sidomos në Alepo, e kanë ofruar më shumë fitoren përballë terroristëve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit, z. Alaudin Boruxherdi i cili të mërkurën ka filluar një vizitë në Damask në krye të një delegacioni parlamentar të RII, në një konferencë me gazetarë ka thënë: Fitorja e popullit sirian ndaj terrorizmit është afër dhe Irani po ashtu do të vazhdojë mbështetjen ndaj Sirisë. Kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit   ka shtuar: Siria po bën përpjekje për të pastruar vendin nga terroristët të cilët janë dërguar nga dhjetëra vende të botës. Ai përveçse ka dënuar komplotet e reja për përmirësimin e marrëdhënieve me regjimin sionist të udhëhequr nga Arabia Saudite, ka shtuar: Çështja e Palestinës është një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Iranit dhe botës islame. Kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit, po ashtu sot ka zhvilluar një takim me znj. Hedije Abas, kryetare e parlamentit të Sirisë dhe duke folur në lidhje me marrëdhëniet mes Teheranit dhe Damaskut, ka thënë: Irani dhe Siria janë shtylla kryesore të boshtit të rezistencës dhe qëndrojnë fuqishëm kundër komploteve të armiqve.