Lirohen shumë pajisje të bllokuara të Iranit
Drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit Parsi jugor, ka njoftuar se janë liruar një sasi e madhe e pajisjeve të bllokuara të naftës së RII gjatë periudhës së sanksioneve.
Ali Akbar Shabanpur, ka thënë se janë marrë 10 aparate kompresorësh të kompanisë Siemenes që do të shfrytëzohen në planin zhvillimore të fazës së 12 Parsi jugor. Shabanpur ka shtuar: Sasi të mëdha të tubave, pajisjeve dhe valvulave Inconel, të cilat do të përdoren në fazat 17,18,20 dhe 21 si dhe ventilator ajror që do të përdoren në fazat 20 dhe 21, janë mallra të tjera të cilët do të dërgohen në fazën e dytë të këtyre pajisjeve. Ai ka shtuar se RII ka bërë një hap të madh në industrinë e naftës dhe vazhdon fuqizimin e kësaj industrie.