Zarif: Irani mbështet qëndrueshmërinë politike në Burundi
Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka vlerësuar qëndrimin e Burundit në OKB dhe në lëvizjen e vendeve të painkuadruara, duke thënë se edhe RII mbështet stabilitetin politik në Burundi dhe është e gatshme për bashkëpunim me shtetin afrikan.
Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif i bëri këto komente gjatë një takimi me homologun e tij nga Burundi z. Alain Aime Nyamitve. Zarif shprehu pikëpamjet pozitive dhe konstruktive të Iranit në lidhje me forcimin e lidhjeve me shtetet afrikane, duke përfshirë edhe Burundin. Ai ka shtuar se aktualisht Irani dhe Burundi kanë marrëdhënie të mira dhe në të ardhmen pritet zgjerimi i këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Nga ana e tij, Alain Aime Nyamitve tha se Burundi beson në marrëdhëniet miqësore me Iranin. Ai tha se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë arsimor mes universiteteve të dyja vendeve dhe dhënia e bursave për studentët e Burundit në Iran është një veprim shumë i mirëpritur. Nyamitve e quajti qëndrimin e Iranit në rajon dhe në botë shumë të rëndësishëm dhe tha se zgjerimi i bashkëpunimit me Iranin është në axhendën e Burundit. Zarif kishte vizituar Burundin në shkurt të vitit 2015. Nyamitve pritet të takohet me presidentin e RII z. Hasan Ruhani dhe t’ia paraqesë atij mesazhin e presidentit të Burundit.