Teherani, Moska dhe Damasku zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit
(last modified Wed, 17 Aug 2016 16:58:39 GMT )
Gusht 17, 2016 18:58 Europe/Tirane
  • Teherani, Moska dhe Damasku zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit

"Bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit takfirist por zgjerohet gjithnjë e më shumë"-deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Sigurisë së Republikës Islamike të Iranit.

Kejvan Khosravi, zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Sigurisë së Republikës Islamike të Iranit, duke folur mbi bashkëpunimin e Iranit, Rusisë dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit, shtoi:" Ky bashkëpunim po zhvillohet prej disa viteve dhe tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe ka arritur nivele të larta politike dhe ushtarake." Ai tha se potencialet ushtarake dhe strategjike të Iranit, Rusisë dhe Sirisë por shfrytëzohen në shërbim të luftës së përbashkët kundër terrorizmit. Në këtë kuadër, Admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë së Republikës Islamike të Iranit, duke reaguar ndaj publikimit të disa informacioneve se Rusia ka shfrytëzuar territorin dhe bazat e Iranit për të sulmuar grupet terroriste në Siri, deklaroi: "Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë kundër terrorizmit në Siri është strategjik."

 

Tags