Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë takohen në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25276-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_turqisë_takohen_në_teheran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Turqisë, përkatësisht Mohamed Xhevad Zarif dhe Davut Caushogllu, kanë zhvilluar një takim pesë orësh në Teheran, me qëllim shqyrtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2016 15:41 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë takohen në Teheran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Turqisë, përkatësisht Mohamed Xhevad Zarif dhe Davut Caushogllu, kanë zhvilluar një takim pesë orësh në Teheran, me qëllim shqyrtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Iranit, deklaroi se Caushogllu në takimin e zhvilluar me ministrin e  punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif në Teheran, kanë diskutuar në lidhje me rrugët e forcimit të marrëdhënieve Teheran-Ankara si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Në vazhdim z, Kasemi shtoi: Gjatë vizitës së javes së kaluar të z. Zarif në Ankara dhe pas bisedimeve disa orëshe me presidentin turk dhe me funksionarë të tjerë të lartë turq, u ra dakord që Teherani dhe Ankaraja në mënyrë të vazhdueshme të zhvillojnë bisedime zyrtare dhe jozyrtare në nivele të ndryshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se në kuadër të kësaj marrëveshje do të vazhdojnë kontaktet intensive mes funksionarëve të lartë të Iranit dhe Turqisë.