Marrëdhëniet Iran-Irak janë të konsoliduara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25375-marrëdhëniet_iran_irak_janë_të_konsoliduara
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë solide dhe gjithnjë në rritje, tha ministri i jashtëm i RII në takimin e zhvilluar sot në Teheran me kryetarin e parlamentit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2016 16:24 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet Iran-Irak janë të konsoliduara

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë solide dhe gjithnjë në rritje, tha ministri i jashtëm i RII në takimin e zhvilluar sot në Teheran me kryetarin e parlamentit të Irakut.

Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif, në takim me Selim Al Xhaburi, kryeparlamentar i Irakut, shprehu kënaqësinë për stabilitetin politik të krijuar në Irak dhe kërkoi që të gjithë liderët politikë dhe grupet politike, e në veçanti parlamenti i Irakut të luajnë rol pozitiv në vendosjen e sigurisë dhe stabiliteti në përgjithshëm në Irak. “Iraku është në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe Irani në cdo rrethanë do të jetë përkrah qeverisë dhe popullit irakian”, theksoi ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif. Nga ana e tij kryeparlamentari i Irakut falënderoi Iranin që i ka dhënë Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu besimin se me fitoren ndaj terroristëve, do të rikthehet siguria në Irak dhe në rajon.