Takim i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Kubës
Gusht 22, 2016 15:57 Europe/Tirane
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Kubës theksuan mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, e në veçanti në sektorin ekonomik.
Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij kuban Rodriguez Tarila, u takuan sot në Havana ku diskutuan fushat e ndryshme të bashkëpunimit mes Iranit dhe Kubës dhe kërkuan që marrëdhëniet dypalëshe të zgjerohen edhe më shumë e sidomos në sektorët e tregtisë dhe ekonomisë. Ministri i jashtëm iranian filloi dje një turne një javor në Amerikën Latine, ku do të vizitojë Kubën, Nikaraguan, Bolivinë, Kilin, Ekuadorin dhe Venezuelën. Stacioni i parë i tij ishte Havana, ku ai u prit përzemërsisht nga funksionarët e lartë kubanë.
Tags