Urdhër i presidentit iranian: Të garantohen fondet për centralet e rinj atomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26029-urdhër_i_presidentit_iranian_të_garantohen_fondet_për_centralet_e_rinj_atomik
Zëdhënësi i Agjencisë së energjisë atomike të Iranit, bëri të ditur se presidenti i RII ka urdhëruar garantimin e burimeve financiare të nevojshme për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2016 16:47 Europe/Tirane
  • Urdhër i presidentit iranian: Të garantohen fondet për centralet e rinj atomik

Zëdhënësi i Agjencisë së energjisë atomike të Iranit, bëri të ditur se presidenti i RII ka urdhëruar garantimin e burimeve financiare të nevojshme për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike në Iran.

Behruz Kemalavandi tha se në garantimin e burimeve financiare të nevojshme në të ardhmen e afërt do të fillojë menjëherë puna për ndërtimin e dy centraleve të reja atomike dhe shtoi se presidenti iranian me urdhrin e sotëm, ka dëshmuar edhe njëherë rëndësinë që i kushton Irani shfrytëzimit paqësor të energjisë bërthamore. Kamalvandi bërit të ditur edhe përpilimin e kontratave për riprojektimin e reaktorit të ujit të rëndë në Arak, por shtoi se për finalizimin e këtyre kontratave, janë të nevojshme bisedime të mëtejshme. Ai shtoi se aktualisht po finalizohet shitja e 39 ton ujit të rëndë Rusisë dhe Moska do të paguajë me euro, ndërsa edhe SHBA për sasinë e ujit të rëndë që ka blerë nga Irani ka paguar në euro.