Negociatori bërthamor, emërohet ambasador i Iranit në Shqipëri
Gusht 28, 2016 16:55 Europe/Tirane
Gholamhusein Muhamednia, anëtar i ekipit negociator bërthamor të Iranit është emëruar ambasador i ri i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Shqipërisë.
Muhamednia ka shërbyer në përfaqësinë e Iranit në OKB dhe më pas ka marrë pjesë në të gjitha raundet e bisedimeve bërthamore. Sot, para nisjes për në Shqipëri, Gholamhusein Muhamednia ambasadori i ri iranian në Tiranë, ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani.
Tags