Takim i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Afganistanit
Ministri i jashtëm i RII kërkoi luftë pa kompormis me të gjitha grupet terroriste dhe ekstremiste në rajon.
Z. Mohamed Xhevad Zarif, ministri i punëve të jashtme të RII, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me z. Selahudin Rabani, ministër i jashtëm i Afganistanit, thekosi se Teherani është i mendimit se nuk ka terroirzëm të mirë e terrorizëmt të keq, por terrorizmi duhet të luftohet në çdo lloj forme që paraqitet. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif tha se Afganitani ka një rëndësi të madhe për Iranin, prandaj Irani progresin, stabilitetin dhe sigurinë e Afganistanit e kosnideron si progresin, stabilitetin dhe sigurinë e tij. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Afganistanit theksoi se kontaktet e vazhdueshme mes funskionarëve iranianë dhe afganë dëshmojnë për rëndësinë e madhe që Irani i kushton qeverisë dhe popullit afgan, si dhe falënderoi liderin suprem të revolucionit islamik, për dhënien e autorizimit për arsimimin e fëmijëve afganë në Iran. Rabani tha se bashkëpunimi portual me Iranin ka një rëndësi të madhe për Kabulin, sepse lehtëson shumë shkëmbimet tregtare të Afganistanit me botën.