OKB vlerëson mikpritjen e Iranit për 3 milionë refugjatë
Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështje humanitare, prezantoi Republikën Islamike të Iranit si vendin që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në botë.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Stephan Obrain, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështje humanitare, të dielën në një takim me Abdoreza Rahmani Fazli, ministri i brendshëm i Iranit i cili u zhvillua në Teheran, pasi vlerësoi Republikën Islamike të Iranit për shkak të pranimit të refugjatëve afganë, deklaroi: "Mikpritja e Republikës Islamike të Iranit për 3 milionë refugjatë dhe emigrantë, është mikpritja më e madhe që ka bërë ndonjë vend në këtë drejtim. Republika Islamike e Iranit ka gjithashtu një eksperiencë të madhe në përballje me fatkeqësitë natyrore dhe krizat e ndryshme, prandaj BN beson se duhet të shfrytëzojë eksperiencën e Iranit në këtë drejtim". Ministri i brendshëm i Iranit në këtë takim vuri në dukje strehimin e 3 milionë refugjatëve dhe emigrantëve afganë në Iran dhe shtoi: "Ndihmat e UNHCR-s në këtë drejtim nuk përfshinë as 2% të shpenzimeve. Sigurimi nevojave për jetesë dhe mbjellja e produkteve zëvendësuese, mund të përmirësojnë kushtet e shoqërisë së Afganistanit dhe të reduktojë prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike për rajonin dhe për botën". Ministri i brendshëm i Iranit në fund të këtij takimi gjithashtu foli edhe për çështjen e pluhurit të shkretëtirës si një krizë e madhe rajonale dhe saktësoi: "Zgjidha e kësaj krize ka nevojë për bashkëpunime të gjera rajonale dhe ndërkombëtare".