Sot sekretari i përgjithshëm i OPEC viziton Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26719-sot_sekretari_i_përgjithshëm_i_opec_viziton_teheranin
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) sot viziton Teheranin për t'i kumtuar programet administrative të kësaj organizate në mandatin e ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2016 08:39 Europe/Tirane
  • Sot sekretari i përgjithshëm i OPEC viziton Teheranin

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) sot viziton Teheranin për t'i kumtuar programet administrative të kësaj organizate në mandatin e ri.

Agjencia Tasnim e lajmeve njoftoi se Muhamed Sanusi Barkindoi, sekretari i përgjithshëm i OPEC, në takim me Bizhan Namdar Zangene, ministrin e naftës së Iranit, do të bisedojë në lidhje me çështje të ndryshme përkatëse me prodhimin dhe shitjen e naftës si dhe rreth çështjeve të tjera që po përballen vendet anëtare të OPEC. Muhamed Sanusi Barkindoi nigerian, rreth një muaj më parë në mënyrë zyrtare ka marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm të OPEC.