Takimi mes kryetarëve të parlamentit të Iranit dhe Francës
Kryetari i parlamentit të Francës Clode Bartelon është takuar me z. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit.
Në këtë takim pritet të diskutohen çështje të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve dhe marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare. Kryetari i parlamentit të Francës dhe ai i Iranit pas këtij takimi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarë vendas e të huaj. Kryetari i parlamentit të Francës në krye të një delegacioni parlamentar arrit dje në Teheran. Bartelon gjatë qëndrimit në Teheran pritet të takohet me shumë funksionarë të Republikës Islamike të Iranit si presidenti Hasan Ruhani dhe ministrin e jashtëm Muhamed Xhavad Zarif si dhe me kryetarin e këshillit të lartë të sigurisë kombëtare AlI Shamkhani. Vizita e kryetarit të parlamentit të Francës në Iran bëhet pas vizitës së kryetarit të senatit francez në Teheran dhe vizitës së kryetarit të komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit në Paris.