Irani përkrah çdo veprim për stabilizimin e tregut të naftës
(last modified Tue, 06 Sep 2016 17:48:14 GMT )
Shtator 06, 2016 19:48 Europe/Tirane
  • Irani përkrah çdo veprim për stabilizimin e tregut të naftës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit priti sot në Teheran sekretarin e përgjithshëm të OPEC-ut dhe deklaroi se Irani do të përkrahë çdo përpjekje për stabilizimin e tregut dhe rritjes së çmimit të naftës bazuar në drejtësi dhe në respektimin e kuotave të prodhimit nga vendet anëtare të OPEC-ut.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, në takimin me z. Muhamed Barkindo, theksoi se në kushtet e padrejta të tregut dhe të çmimit të naftës do të vuajnë të gjitha vendet prodhuese, por edhe vendet konsumatorë të naftës. Presidenti iranian shprehu besimin se me bashkëpunimin dhe koordinimin mes vendeve të OPEC-ut do të stabilizohet çmimi i naftës në tregun botëror. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut shprehu kënaqësinë për përkrahjen e Iranit për përpjekjet e vendeve anëtare të OPEC-ut për stabilizimin e çmimit të naftës dhe shtoi se Irani ka arritur suksese të mëdha në rritjen e prodhimit të naftës pas heqjes së sanksioneve.

 

Tags