Admiral Shamkhani: Perëndimi po e zgjat krizën në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26881-admiral_shamkhani_perëndimi_po_e_zgjat_krizën_në_lindjen_e_mesme
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës, theksoi se disa vende perëndimore po përpiqen për zgjatjen e krizës në LM dhe shtoi:'' Çdo deklaratë që përmban mesazhin e ndryshimit të rolit politik dhe të kufijve gjeografikë të vendeve, bëhet shkak për thellimin e tensioneve dhe krizave në rajon.''
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2016 15:35 Europe/Tirane
  • Admiral Shamkhani: Perëndimi po e zgjat krizën në Lindjen e Mesme

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës, theksoi se disa vende perëndimore po përpiqen për zgjatjen e krizës në LM dhe shtoi:'' Çdo deklaratë që përmban mesazhin e ndryshimit të rolit politik dhe të kufijve gjeografikë të vendeve, bëhet shkak për thellimin e tensioneve dhe krizave në rajon.''

Admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, priti sot në Teheran kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës z. Claude Bartolone me të cilin diskutoi mbi krizat e ndryshme rajonale e në veçanti mbi krizën në Siri dhe shtoi:'' Në kushtet kur populli sirian që jeton në rajonet e kontrolluara nga grupet terroriste ka nevojë për ndihma emergjente humanitare, vendet europiane vendosin sanksione ndaj qeverisë siriane dhe kjo është shkelje e rëndë e parimeve humanitare.'' Shamkhani theksoi se keqtrajtimi i refugjatëve sirianë në vendet europiane është shumë larg standardeve të të drejtave të njeriut dhe dëshmon papërgjegjshmëri ndaj njerëzve që vuajnë nga dhuna e terroristëve. Ai kërkoi që Franca të bëjë përpjekje më seriozë për ndaljen e ndihmave financiare dhe ushtarake për terroristët. Nga ana e tij, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Francës, kërkoi thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Iranit dhe Francës dhe shtoi: '' Heqja e sanksioneve ka krijuar kushte të reja dhe optimale për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Teheranit dhe Parisit.'' Ai kritikoi  disa vende që i shfrytëzojnë të drejtat e njeriut si mjet politik për të kufizuar Iranin dhe shtoi se shumica e çështjeve të tilla mund të zgjidhet me dialog dhe vullnet të mirë.