Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës takohet me presidentin Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26884-kryetari_i_asamblesë_kombëtare_të_francës_takohet_me_presidentin_ruhani
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zbatimi i shpejtë dhe korrekt i marrëveshjeve mes Iranit dhe Francës do të ketë impakt të fuqishëm në zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2016 15:47 Europe/Tirane
  • Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës takohet me presidentin Ruhani

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zbatimi i shpejtë dhe korrekt i marrëveshjeve mes Iranit dhe Francës do të ketë impakt të fuqishëm në zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore mes dy vendeve.

Dr. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës z. Claude Bartolone, tha se gjatë vizitës së tij në Francë, Irani dhe Franca nënshkruan dhjetëra kontrata bashkëpunimi dhe disa prej tyre po zbatohen më së miri. ''Franca dhe Irani kanë potenciale të mëdha bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe dy qeveritë kanë vullnet serioz në forcimin e marrëdhënieve në interes të të dy popujve''-deklaroi presidenti iranian duke shtuar:'' Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe natyrisht që kërkon që edhe pala tjetër të zbatojë me përpikmëri angazhimet e saj. Ruhani kërkoi bashkëpunim mes Iranit dhe Francës në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi se të gjithë e dinë se cilat vende i furnizojnë terroristët me armë dhe para. Kryetarin i Asamblesë Kombëtare të Francës z. Claude Bartolone, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Iranit në zhvillimet rajonale dhe në luftën kundër terrorizmit, theksoi:'' Teherani dhe Parisi kanë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me shumë çështje rajonale e ndërkombëtare dhe duke bashkëpunuar mund të ndikojnë në zgjidhjen e shumë krizave në rajon dhe në botë.''