Planet amerikane kundër Iranit, shkurtpamëse
Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII i cilësoi propagandistike dhe shkurtpamëse planet e reja anti-iraniane të Kongresit amerikan.
Ali Akbar Velajati duke folur mbi planin e disa kongresmenëve amerikanë për t'a dënuar Irani me pagimin e një dëmshpërblimi prej 55 miliardë $, tha se të tilla plane e kanë ulur prestigjin e Amerikës në botë dhe nuk kanë asnjë garanci ekzekutive. Duke thënë se Irani nuk është nga ato vende që zbatojnë vendimet e Amerikës, z. Velajati shtoi:'' Irani është një vend i fuqishëm dhe amerikanët nuk kanë forcën për të zbatuar vendimet e tyre propagandistike e shkurtpamëse.'' Sa i përket paralajmërimeve të luftanijeve iraniane ndaj luftanijeve amerikane në Gjirin Persik, Velajati tha:'' Kjo është diçka rutinë, sepse forcat detare të Iranit e kanë për detyrë të mbrojnë ujërat territoriale iraniane dhe duhet të reagojnë ndaj çdo shkelësi.''