ANEA: Irani ka zbatuar angazhimet e tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27163-anea_irani_ka_zbatuar_angazhimet_e_tij
Zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, është konfirmuar edhe një herë nga ANEA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2016 03:33 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani ka zbatuar angazhimet e tij

Zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, është konfirmuar edhe një herë nga ANEA.

Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA ditën e enjte në raportin e tij stinor edhe një herë theksoi se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sa i përket inspektimeve dhe vërtetimit të aktiviteteve bërthamore në përputhje me rezolutën 2231 të KS të OKB. Siç thuhet në raportin e Jokia Amano, drejtorit të përgjithshëm të ANEA, Irani në përputhje me akordin për zbatimin e marrëveshjes me grupin 5+1 jo vetëm që ka zbatuar angazhimet dhe ka ndërprerë ndërtimin e reaktorit të ujit të rëndë në Arak por ka informuar ANEA-në për tepricat e ujit të rëndë dhe për uraniumin që posedon dhe që është nën gradën 3.67%. Raporti 5 faqesh i ANEA i cili është u dërguar 35 vendeve anëtare të KG të ANEA për shqyrtim është raporti më i shkurtër i kësaj agjencie rreth aktiviteteve paqësore bërthamore të Iranit pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe kjo tregon për bashkëpunimin e afërt mes palëve. Reza Naxhafi, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në ANEA pasi mirëpriti publikimin e raportit stinor të Jokia Amano rreth aktiviteteve paqësore bërthamore të Iranit tha se në këtë raport edhe një herë janë konfirmuar masat e ndërmarra nga Irani në kuadër të programit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. ANEA që nga 26 janari i vitit 2016 ka nisur testimet dhe inspektimet për vërtetimin e programit bërthamor të Iranit sipas akordit për programin e përbashkët të veprimit të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1. Edhe pse Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe kjo është konfirmuar nga ANEA, Republika Islamike e Iranit ka  kritikuar Amerikën për shkak të sabotimeve të saj në çështjen e programit të përbashkët të veprimit, sabotime që nuk kanë lejuar Iranin të shfrytëzojë plotësisht pikat e marrëveshjes. Për këtë arsye autoritetet e Iranit shpeshherë kanë deklaruar se Teherani kërkon të eliminojë veprimet negative rreth programit bërthamor mirëpo gabimet dhe mos zbatimi i angazhimeve nga pala tjetër si Amerika e kanë detyruar Iranin që të mendojë për të marrë masa reciproke. Me zbatimin e marrëveshjes bërthamore, në arenën ndërkombëtarë është krijuar një mendim dhe opinion pozitiv rreth Iranit, mirëpo sabotimet dhe kërcënimet e Amerikës kundër Iranit sidomos në sistemin financiar, tregtar dhe politik treguan se me gjithë zbatimin e marrëveshjes bërthamore, armiqësia e Amerikës ndaj Iranit nuk është ulur dhe kjo mund të sabotojë këtë sukses të madh.