Organizohet ceremonia e lutjes së Arafatit në të gjithë Iranin
(last modified Sun, 11 Sep 2016 05:03:16 GMT )
Shtator 11, 2016 07:03 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia e lutjes së Arafatit në të gjithë Iranin

Ceremonia e fetare e lutjes së Arafatit organizohet ditën e diele në të gjithë Iranin. Ceremonia e lutjes së Arafatit organizohet sot (të dielën) pasdite duke filluar nga ora 15:00 duke kujtuar shehidët e tragjedisë së Minas në varrezat dhe në xhamitë e qyteteve të ndryshme të Iranit.

Ceremonia e lutjes së Arafatit në Iran organizohet në kohën kur regjimi Al Saud këtë vit nuk ka lejuar haxhinjtë iranianë të marrin pjesë në ceremoninë madhështore të Haxhit. Haxhinjtë iranianë për çdo vit në këtë ditë pas arritjes në vendin Arafat, organizonin ceremoninë për distancim nga idhujtarët duke kënduar lutjen e Arafatit. Vlen të theksohet se vitin e kaluar mijëra vizitorë të Shtëpisë së Zotit në mesin e tyre edhe qindra vizitorë iranianë të cilit ishin nisur drejt vendit Mina për të hedhur gur në simbolin e djallit, kanë humbur jetën për shkak të keqadministrimit dhe neglizhencës së autoriteteve saudite.

Tags