Ligjërata e namazit të Kurban Bajramit në Teheran
(last modified Mon, 12 Sep 2016 08:47:44 GMT )
Shtator 12, 2016 10:47 Europe/Tirane
  • Ligjërata e namazit të Kurban Bajramit në Teheran

Ligjëruesi i namazit të Kurban Bajramit në Teheran deklaroi se tragjedia e Minasë ka treguar se regjimi Al Saud nuk e meriton të jetë përgjegjës për administrimin e dy vendeve të shenjta.

Ajetullah Ahmed Khatami të hënën në ligjëratat e namazit të Kurban Bajramit në Teheran theksoi: "Për shkak të pamaturisë dhe paaftësisë së sunduesve të regjimit Al Saud në administrimin e dy vendeve të shenjta, duhet të formohet një komision i elitës së botës islame për administrimi e dy vendeve të shenjta ose të paktën të marrë përsipër organizimin e ceremonisë së Haxhit". Ajetullah Khatami në vazhdim tha se krimet e myftinjve sauditë që kanë shitur fenë për botën materiale, nuk janë më të vogla se sa krimet e sunduesve të regjimit Al Saud. Myftinjtë saudit nga mësimet antinjerëzore të cilëve burojnë të gjitha krimet e takfiristëve, po mundohen që me arsyetime të padrejta të paraqesin të pafajshëm sunduesit e regjimit Al Saud për krimet që kanë kryer. Ajetullah Khatami kritikoi heshtjen e vendeve islame në lidhje me krimet që janë kryer vitin e kaluar në Mina dhe tha se kriminelët e regjimit Al Saud duhet të gjykohen në një gjykatë islame dhe të marrin dënimin që e meritojnë, për arsye se askush nuk dyshon se në tragjedinë e Minas sunduesit e regjimit Al Saud ishin fajtorët kryesor. Organizatat ndërkombëtare gjithashtu kanë dështuar në lidhje me ndjekjen e kësaj ngjarje, sepse në tragjedinë e Minasë humbën jetën rreth 8000 myslimanë, mirëpo nuk reagoi asnjë institucion ose organizatë ndërkombëtare. Ishte vetëm Republika Islamike e Iranit që ka ndjek më seriozisht të drejtat e viktimave të kësaj tragjedie dhe ende insiston me ngulm që të formohet një komitet ndërkombëtar për hetimin e ngjarjes. Ajetulla Khatami në lidhje me organizimin e ditës së Arafatit, tha se sot umeti islam po përballët me armiq të cilët nuk duan as Islamin, as myslimanët shiitë dhe as myslimanët sunitë, mirëpo myslimanët sunit dhe shiitë duhet të rezistojnë përballë armikut të përbashkët.