Bisedë telefonike e presidentit Ruhani me emirin e Katarit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi një bisedë telefonike me emirin e Katarit ku theksoi se çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme duhet të zgjidhen vetëm me bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe nëpërmjet bisedimeve politike.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në bisedën telefonike me Tamim Bin Hamd Al thani emir i Katarit, e cilësoi të domosdoshme bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe sidomos mes vendeve të Gjirit Persik dhe tha: Teherani nuk kursen asnjë përpjekje për të krijuar dhe forcuar këtë bashkëpunim dhe në këtë aspekt duhet të përpiqen të gjithë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit foli mbi zgjerimin e radikalizmit, dhunës dhe terrorizmit në rajon dhe tha: Është përgjegjësi e vendeve dhe qeverive islame që të përpiqen për të mbrojtur dhe shpëtuar myslimanët nga terrorizmi, të vendosin stabilitetin në rajon dhe të forcojnë unitetin në botën islame sheik Tamim Bin Hamd Al thani, emiri i Katarit në këtë bisedë telefonike uroi presidentin e Republikës Islamike të Iranit, qeverinë dhe popullin iranian për festën e Kurban Bajramit dhe tha: Katari gjithmonë ka mirëpritur zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të të dy vendeve në fusha të ndryshme dhe është i gatshëm që të ketë marrëdhënie të veçanta me Teheranin. Ai e cilësoi të domosdoshme zgjerimin e dialogut mes Iranit dhe vendeve jugore të gjirit Persik dhe tha: Irani ka një pozitë dhe rol të veçantë në rajon dhe ky rol është në interes të Katarit.