Kurohen iranianët e plagosur gjatë shpërthimit në Turqi
Të plagosurit iranian nga shpërthimi në Van të Turqisë, janë kuruar dhe janë kthyer në vendin e tyre.
Husein Kasemi, kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Ankara ka thënë se 7 nga udhëtarët iranianë që qëndronin në hotelin Urarto, janë plagosur nga xhamat e thyer dhe pas marrjes së mjekimit të duhur ata janë kthyer në vendin e vet. Sipas kryekonsullit të ambasadës iraniane në Ankara, hoteli ku qëndrojnë iranianët në Van nuk ka pësuar dëmtime. Dje në mëngjes një autobombë ka shpërthyer në degën e selisë Drejtësia dhe Progresit në qytetin Van ku për pasojë 46 civilë mes tyre dy policë janë plagosur. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e këtij sulmi, mirëpo qeveria turke përgjegjës për këtë sulm ka bërë grupin PKK.