Thyhet rekordi i shitjes së naftës iraniane në Japoni
Njëkohësisht me uljen e importit të naftës së vendeve arabe nga Japonia, Irani ka thyer rekordin e shitjes së naftës së tij në Japoni duke arritur kuotën e 257 mijë fuçi naftë në ditë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, me heqjen e kufizimeve mbi eksportin e naftës dhe zgjidhja e problemeve të siguracionit për mjete e transportit të naftës së Iranit, Teherani ka arritur rekord të ri në shitjen e naftës dhe produkteve naftore në Japoni. Irani pasi ka rifituar kuotën e tij të shitjes së naftës, renditet i katërti pas Arabisë Saudite, Kuvajtit, Katarit dhe EBA si vend eksportues i naftës në Japoni. Pas disa javësh sipas parashikimeve të bëra, pritet që Irani të zë vendin e tretë si eksportuesi më i madh i naftës në Japoni. Raportet e paraqitura nga OPEC-u bëjnë të ditur se në 7 muajt e kaluar, Irani i ka shitur Japonisë mesatarisht 213 mijë fuçi naftë në ditë. Ndërsa në muajin korrik kjo kuotë ka arritur në 257 mijë fuçi naftë. Për momentin Arabia Saudite duke i shitur Japonisë 1 milion e 61 mijë fuçi naftë është eksportuesi më i madh i naftës në Japoni, i ndjekur nga EBA me 821 mijë fuçi naftë dhe nga Katari me 249 mijë fuçi naftë.