Përgënjeshtrohet pretendimi i Amerikës mbi përballjen e luftanijeve iraniane dhe amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27748-përgënjeshtrohet_pretendimi_i_amerikës_mbi_përballjen_e_luftanijeve_iraniane_dhe_amerikane
Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit hodhi poshtë pretendimin e funksionarëve amerikane mbi përballjen e luftanijeve të Gardës Revolucionare me luftanijet amerikane në Gjirin Persik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2016 19:48 Europe/Tirane
  • Përgënjeshtrohet pretendimi i Amerikës mbi përballjen e luftanijeve iraniane dhe amerikane

Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit hodhi poshtë pretendimin e funksionarëve amerikane mbi përballjen e luftanijeve të Gardës Revolucionare me luftanijet amerikane në Gjirin Persik.

Gjeneral Ali Fadavi, komandant i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi:" Lajmet e funksionarëve amerikanë se forcat detare të Gardës Revolucionare nuk kanë respektuar distancën e duhur dhe janë përballur me luftanijet amerikane në Gjirin Persik, janë mashtrime që s'kanë lidhje me realitetin." Gjeneral Fadavi duke theksuar se të gjitha dokumentat dhe filmimet ekzistuese hedhin poshtë pretendimet e funksionarëve amerikanë, shtoi: "Gjendja aktuale në rajon ekziston prej shumë vitesh dhe Republika Islamike e Iranit ka kontrollin e plotë të Gjirit Persik dhe të ngushticës së Hormuzit."  Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit tha se prania ushtarake e SHBA në Gjirin Persik është faktor pasigurie dhe destabiliteti në këtë rajon dhe shtoi se veprimi më profesional i amerikanëve do të ishte largimi nga Gjiri Persik.