Irani dhe Belgjika bashkëpunojnë në sektorin e energjisë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27817-irani_dhe_belgjika_bashkëpunojnë_në_sektorin_e_energjisë_bërthamore
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit u takua sot në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Belgjikës me të cilin diskutoi rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike mes dy vendeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 14, 2016 14:42 Europe/Tirane
  • Irani dhe Belgjika bashkëpunojnë në sektorin e energjisë bërthamore

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit u takua sot në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Belgjikës me të cilin diskutoi rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike mes dy vendeve.

Ali Akbar Salehi, kryetar i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, në takim me ministrin e Jashtëm belg Didier Reinders, theksoi se pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, Irani dhe Belgjika janë shprehur të gatshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe e në vecanti të bashkëpunimit në fushën e shfrytëzimit të energjisë paqësore bërthamore. Salehi dhe Reinders diskutuan mbi modulet e bashkëpunimit mes Teheranit dhe Brukselit në zhvillimin e teknologjisë bërthamore. Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka filluar një vizitë zyrtare treditore në Bruksel me ftesë të komisionerit të BE për energjinë dhe të funksionarëve të Blegjikës.