Presidenti iranian do të vizitojë Kubën, Venezuelën dhe Amerikën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të niset nesër për vizita në Kubë, Venezuelë dhe SHBA. Dr. Hasan Ruhani, si kryetar i Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, do të udhëtojë të premten për në Venezuelë, ku zhvillohet takimi i krerëve të vendeve të kësaj organizate.
Takimi i krerëve të vendeve të kësaj organizate do të zhvillohet më 17 dhe 18 Shtator në ishullin Margarita në Venezuelë dhe në këtë takim presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, do t'i dorëzojë Venezuelës kryesinë e radhës së Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara. Në kuadër të këtij evenimenti, presidenti iranian do të takohet me krerët e disa vendeve të botës. Me pas, presidenti i RII do të vizitojë Kubën ku do të takohet me liderin e revolucionit kuban z. Fidel Kastro dhe me presidentin e Kubës z. Raul Kastro. Pas vizitës në Kubë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit udhëtojë për në SHBA ku do të marrë pjesë në sesionin e 71-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, dr. Ruhani do të takohet me liderët e vendeve të ndryshme të botës, me përfaqësues të qarqeve politike, ekonomike, mediatike e fetare si dhe do të mbajë konferenca për mediat.