Propozimet e Evropës për bashkëpunim atomik me Iranin
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se palët evropiane kanë ofruar propozime të mira për bashkëpunim atomik me Iranin në kuadër të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit të mërkurën pas takimit me Kani Jete, komisioneri i BE për energji që u zhvilluar në Bruksel, bëri të ditur bashkëpunimin shkencor dhe teknik mes Iranit dhe Evropës. Ai tha se sëshpejti në mënyrë zyrtare do të deklarohet anëtarësimi i Iranit në planin ndërkombëtar për shkrirje atomike (ITER). Plani ITER përfshinë 27 vende evropiane, Amerikën, Kinën, Indinë, Korenë Jugore dhe Japoninë. Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit gjithashtu bërit të ditur se palët evropiane kanë mirëpritur partneritetin e Iranit në projektin evropian për shkrirje atomike të quajtur JET dhe deklaroi: "Palët evropiane kanë ofruar propozime për Iranin në fushën shkencore dhe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për mbështetjen financiare ndaj programeve shkencore dhe hulumtuese atomike të Iranit". Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit saktësoi se në lidhje me mënjanimin e problemeve të vizave për shkencëtarët evropianë që udhëtojnë në Iran, gjithashtu janë zhvilluar bisedime përkatëse dhe është vendosur që pala tjetër të marrë masat përkatëse. Vlen të theksohet se Amerika në vitin e kaluar ka vendosur ligje të reja në bazë të të cilave shtetasit evropianë të cilët mund të udhëtonin pa viza në SHBA, në rast se në pesë vitet e kaluara kanë udhëtuar në vendet si Siria, Iraku, Sudani dhe Irani, duhet të marrin vizë për të hyrë në Amerikë.