Kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit takohet me Mogherinin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27889-kryetari_i_agjencisë_atomike_të_iranit_takohet_me_mogherinin
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe shefja e diplomacisë evropiane kanë zhvilluar një takim në Bruksel dhe kanë biseduar për procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe për problemet ekzistuese në këtë drejtim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2016 09:34 Europe/Tirane
  • Kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit takohet me Mogherinin

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe shefja e diplomacisë evropiane kanë zhvilluar një takim në Bruksel dhe kanë biseduar për procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe për problemet ekzistuese në këtë drejtim.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe Federika Mogerini, shefja e diplomacisë evropiane, në këtë takim kanë biseduar edhe për problemet monetare dhe bankare të cilat për shkak të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, ende ekzistojnë edhe pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit të mërkurën gjithashtu u takua edhe me komisionerin e BE për energji dhe me ministrin e punëve të jashtme. Ali Akbar Salehi me ftesë të komisionerit të BE për energji dhe të funksionarëve të Belgjikës, të hënën ka shkuar në Bruksel.