Ministri i punëve të jashtme të Algjerisë do të vizitojë Teheranin
Shtator 17, 2016 02:31 Europe/Tirane
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Algjerisë kanë zhvilluar një takim në ishullin Margarita të Venezuelës.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të premten në vazhdën e takimeve dhe bisedimeve të tij gjatë samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të grupit NAM, është takuar dhe ka biseduar me homologun e tij algjerian. Ministri algjerian i jashtëm në këtë takim bëri të ditur se në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Teheranin. Z. Zarif ditën e kaluar gjithashtu ka zhvilluar takime dhe bisedime me funksionarët e disa vendeve pjesëmarrëse në këtë samit.
Tags