Takim i presidentëve të Iranit dhe Venezuelës
Presidentët e RII dhe të Venezuelës theksuan rolin e rëndësishëm të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara(NAM) në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në botë.
Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani gjatë takimit të zhvilluar në Karakas me presidentin e Venezuelës z. Nicolas Maduro, e uroi atë për marrjen e kryesisë së lëvizjes NAM dhe theksoi se vendet e paangazhuara mund të luajnë një rol të madh në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në botë dhe nëpërmjet unitetit dhe bashkëpunimit të realizojnë interesat e tyre. Presidenti iranian diskutoi me homologun e tij venezuelian edhe për gjendjen në tregun botëror të naftës dhe theksoi se stabiliteti i tregut të naftës, çmimet e drejta dhe kuotat e drejta të vendeve prodhuese garantojnë interesat afatgjata të vendeve prodhuese dhe konsumatorë të naftës. Ai theksoi se Irani është i gatshëm për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Venezuelën. Nga ana e tij, presidenti i Venezuelës z. Nicolas Maduro, deklaroi se RII dhe Venezuela kanë potenciale të mëdha bashkëpunimi dhe shtoi se Karakasi kërkon investime të përbashkëta në projektet industriale, infrastrukturore dhe energjitike.