"Forushande", përfaqësues i Iranin në festivalin OSCAR
Filmi "Forushande" (Shitësi) është zgjedhur për tu prezantuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Kinematografike.
Sipas faqes informative të fondacionit kinematografik "Farabi", Amir Esfandjari, zëdhënësi i komisionit për prezantimin e filmit iranian, deklaroi: "Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve të gjithanshme në lidhje me pesë filmat të caktuar në listën e dytë të shkurtë, ky komision me shumicë votash ka zgjedhur filmin "Forushande" të regjisorit Asghar Farhadi për tu prezantuar në Akademinë OSCAR për të konkurruar në konkurrencën e filmave më të mirë në gjuhë të huaj". Asfandjari shtoi: Komisioni duke falënderuar organizatën kinematografike, fondacionin kinematografik Farabi dhe Shtëpinë e Kinemasë që kanë bashkëpunuar në këtë proces dhe uroi që filmi i zgjedhur duke u mbështet në përkrahjen e të gjitha qendrave kulturore me ndikim në vend, do ta përfaqësojë sa më mirë potencialet e kinemasë të Iranit në këtë festival të madh botëror.