Irani dënon sulmin amerikan ndaj ushtrisë siriane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28279-irani_dënon_sulmin_amerikan_ndaj_ushtrisë_siriane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin ajror të SHBA kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në rajonin Deirul Zur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 12:55 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin amerikan ndaj ushtrisë siriane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin ajror të SHBA kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në rajonin Deirul Zur.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se sulmi ajror i forcave amerikane kundër forcave siriane që u krye njëkohësisht me sulmin e terroristëve të ISIS është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të Sirisë dhe dëshmoi qartë përkrahjen e SHBA për terroristët në Siri. Ai shtoi se sulmi i forcave amerikane jo vetëm që nuk ndihmon në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane, por rrezikon marrëveshjen e armëpushimit dhe inkurajon grupet terroriste në Siri. ''Ky veprim i Amerikës është në kundërshtim me qëndrimet ndërkombëtare dhe me rezolutat e KS të OKB''-theksoi z. Behram Kasemi duke shtuar se është e domosdoshme që të gjitha palët të ndihmojnë në procesin e zgjidhjes paqësore të krizës dhe të mos kryejnë veprime të njëanshme e të pamenduara. Natën e kaluar, avionët luftarakë amerikanë sulmuan pozicionet e ushtrisë siriane në provincën Deirul Zur duke vrarë të paktën 62 ushtarë sirianë dhe menjëherë pas këtij sulmi, forcat e ISIS e pushtuan qytetin Deirul Zur.