Hasan Ruhani takohet me Fidel Kastron
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me Fidel Kastron, liderin e revolucionit të Kubës, deklaroi se Irani dhe Kuba janë simbol i rezistencës përball sanksioneve më të vështira dhe theksoi se populli iranian pavarësisht presioneve dhe sanksioneve, arriti të vazhdojë rrugën e zhvillimit ekonomik.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Hasan Ruhani i cili të marrën në mëngjes shkoi në Havana me ftesë zyrtare të presidentit të Kubës për një vizitë dyditore, në takim me Fidel Kastron, liderin e revolucionit të këtij vendi, shtoi: "Jam i gëzuar që turneun e parë në Amerikën Latine e fillova nga Kuba, vend ky që është simboli i rezistencës dhe luftës kundër kolonializmit. Popujt e Iranit dhe Kubës të dy kanë treguar rezistencë të fortë përballë presioneve të jashtme sepse revolucioni i popullit të Kubës është vendosur nën sanksionet më të ashpra ekonomike të Amerikës, ndërsa populli i Iranit gjithashtu përgjatë tetë viteve të luftës së imponuar ka vazhduar rezistencën e tij në kohën kur edhe perëndimi edhe lindje ndihmonin agresorin. Prandaj Irani dhe Kuba janë simbol i rezistencës përballë sanksioneve më të ashpra". Nga ana e tij, Fidel Kastro në këtë takim duke folur rreth rrugës së zhvillimit të Revolucionit Islamik në Iran, deklaroi: "Në fillim të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, kam deklaruar qëndrimin tim pozitiv ndaj Imam Khomeinit dhe Revolucionit të popullit iranian. Rezistenca e popullit të Iranit përballë sanksioneve është për tu lavdëruar sepse kjo rezistencë buron nga vetëdijesimi dhe zhvillimi kulturor i popullit iranian". Në këtë vizitë zyrtare të dy palët kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, sidomos në sektorin e shëndetësisë.