Irani dhe Kina theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve kulturore
Irani dhe Kina kanë theksuar zgjerimin e marrëdhënie kulturore mes dy vendeve.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Ali Xhanati, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit dhe Lu Shu Gang, ministri i kulturës së Kinës, janë takuar të hënën në Dunhuang të provincës Gansu në veriperëndim të Kinës dhe kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore mes të dy vendeve. Z. Ali Xhanati në takim e vlerësoi shumë të rëndësishëm organizimin e takimit kulturor "Rruga e Mëndafshtë" në Dunhuang të Klinës për zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore mes vendeve që ndodhen në këtë rrugë shumë të rëndësishme. Ai shtoi se ngjarje të tilla mund të ndihmojnë zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit në këtë takim vuri në dukje edhe marrëdhëniet historike mes Iranit dhe Kinës duke thënë se Irani dhe Kina si dy vende me civilizim të vjetër, luajnë rol të rëndësishëm në ringjalljen e Rrugës së Mëndafshtë. Nga ana e tij, Lu Shu Gang në këtë takim vlerësoi vizitën e ministrit iranian të kulturës në Kinë, si dhe pranin e tij në takimin kulturor ndërkombëtar "Rruga e Mëndafshtë". Vlen të theksohet se ky takim do të fillojë punimet sot në Dunhuang të Kinës dhe do të vazhdojë për gjatë dy ditëve.