Presidentët e Iranit dhe të Turqisë takohen në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28579-presidentët_e_iranit_dhe_të_turqisë_takohen_në_nju_jork
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Turqisë theksuan zgjidhjen e krizave rajonale dhe luftën kundër terroristëve në Siri dhe Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 03:51 Europe/Tirane
  • Presidentët e Iranit dhe të Turqisë takohen në Nju Jork

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Turqisë theksuan zgjidhjen e krizave rajonale dhe luftën kundër terroristëve në Siri dhe Irak.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, në takim me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë që u zhvillua në Nju Jork, deklaroi se Irani në të gjitha periudhat do të jetë një mik i Turqisë dhe Teherani është i gatshëm të zgjerojë marrëdhëniet e tij me Ankaranë në të gjitha sektorët. Presidenti iranian në vazhdim tha: "Trazirat dhe grusht shteti kundër qeverisë që ndodhi në Turqi ishte një ngjarje shqetësuese dhe Irani që nga çastet e para ka marrë të gjitha masat për të ndihmuar stabilitetin dhe sigurinë në Turqi. Nuk ka dyshim se me përpjekjet e përbashkëta, mund të pengohen planet të cilat ka planifikuar armiku". Z. Ruhani në këtë takim gjithashtu terrorizmin e quajti kërcënim për të gjitha vendet e rajonit dhe e cilësoi të rëndësishëm rolin e Iranit dhe të Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe pasigurisë në rajon dhe sidomos në Siri dhe Irak. Nga ana e tij Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, deklaroi: "Irani dhe Turqia janë dy vende islame dhe të mëdha në rajon, prandaj me bashkëpunim mund të luajnë një rol përcaktues në përballje me krizat dhe në vendosjen e stabilitetit vendet e rajonit si në Siri dhe Irak