Kryeministri i Italisë takohet me presidentin e Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28597-kryeministri_i_italisë_takohet_me_presidentin_e_republikës_islamike_të_iranit
Zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka krijuar kushtet që Italia edhe një herë të kthehet në partnerin kryesor tregtar të Iranit në Evropë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 04:45 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Italisë takohet me presidentin e Republikës Islamike të Iranit

Zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka krijuar kushtet që Italia edhe një herë të kthehet në partnerin kryesor tregtar të Iranit në Evropë.

Kështu deklaroi Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati në Nju Jork me Mateo Renzi kryeministër i Italisë. Në këtë takim presidenti iranian tha: Vizitat e fundit të funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit dhe të Italisë, dëshmojnë për marrëdhëniet e përbashkëta dhe vullnetin serioz të të dy popujve dhe qeverive për forcimin e nivelit të bashkëpunimit bilateral. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi interesin për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën ekonomike, shkencore, politike dhe të sektorit privat të Iranit dhe Italisë dhe tha: Interesimi i kompanive private të të dy vendeve për më shumë bashkëpunim mes tyre duhet mbështetur dhe inkurajuar akoma më shumë. Sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore, presidenti Hasan Ruhani tha: Palët duhet të respektojnë plotësisht marrëveshjen dhe forcimi i saj mund të shtojë akoma më shumë paqen dhe stabilitetin në rajon. Nga ana e tij kryeministri Mateo Renzi tha se Italia me shumë entuziazëm pret zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Iranin dhe shtoi: Irani dhe Italia janë të gatshëm të ndërmarrin çdo hap për forcimin e lidhjeve ekonomike.