Prezantimi i imazhit real të islamit, detyrë e të gjitha qeverive islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28600-prezantimi_i_imazhit_real_të_islamit_detyrë_e_të_gjitha_qeverive_islamike
Sot prezantimi i imazhit të vërtetë dhe real të fesë islame, është detyrë e të gjithë qeverive islamike dhe mendimtarëve myslimanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 04:45 Europe/Tirane
  • Prezantimi i imazhit real të islamit, detyrë e të gjitha qeverive islamike

Sot prezantimi i imazhit të vërtetë dhe real të fesë islame, është detyrë e të gjithë qeverive islamike dhe mendimtarëve myslimanë.

Kështu është shprehur Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati në Nju Jork me disa liderë të shoqërisë myslimane në Amerikë. Me këtë rast presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Feja e pastër islame dhe myslimanët përgjatë shekujve të kaluar janë përballur me probleme të shumta mirëpo në çdo kohë mendimtarët dhe dijetarët e fesë islame kanë arritur të mbrojnë fenë dhe kulturën islame. Përgjatë historisë, myslimanëve u janë imponuar luftëra të shumta dhe shumë kolonizatorë kanë pushtuar tokat islame, mirëpo myslimanët me qëndresë dhe duke u mbështetur tek kultura e pasur islame kanë arritur të përballojnë problemet. Ndoshta periudha më e vështirë nga ana kulturore është ajo periudhë kur islami është barazuar me sunetin në një kohë kur popujt kanë kulturat dhe traditat e tyre të cilat ndryshojnë me sunetin e Profetit të nderuar të Islamit (savs). Në disa raste islami është përballur me modernizimin që ka dy kuptime të ndryshme njëra nga aspekti teknologjik, shkencor dhe ekonomik dhe tjetri nga aspekti material.