Ruhani: Marrëveshja bërthamore shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit e ka cilësuar një zhvillim të madh që është shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe njëkohësisht themel për bashkëpunimin e Iranit me botën.
Në kuadër të sesionit të 71-të të AP të OKB, Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministren e Anglisë Theresa May ku tha: Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe do të vazhdojë të zbatojë këto angazhime derisa e njëjta gjë të bëhet edhe nga pala tjetër. Presidenti Ruhani foli mbi zhvillimet pozitive ekonomike pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Deri në atë kohë kur të mos zgjidhen disa probleme teknike bankare dhe në fushën e siguracioneve, nuk mund të thuhet se pala tjetër ka zbatuar plotësisht angazhimet e saj dhe në këtë mes qeveritë evropiane duhet tu japin garanci bankave të mëdha që të bashkëpunojnë me Iranin dhe Londra ka një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu kënaqësinë nga përmirësimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Londër dhe tha se me anë të respektit reciprok dhe përqendrimit tek interesat e përbashkëta mund të eliminohen përvojat negative të historisë. Presidenti iranian pasi foli mbi rajonin e ndjeshëm të Lindjes së Mesme tha se problemet në këtë rajon kanë vetëm rrugëzgjidhje politike dhe shtoi: Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me BE, Anglinë dhe vendet e rajonit për stabilitet dhe siguri sidomos në Siri, Irak dhe Jemen. Nga ana e saj kryeministrja e Anglisë mbështeti zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike Teheran-Londër.