Pse Hollande shkoi në rezidencën e Ruhani?
Presidenti i Francës të martën në mbrëmje shkoi në hotelin ku qëndron presidenti iranian dhe ka zhvilluar një takim me z. Hasan Ruhani.
Agjencia "Khabaronline" njoftoi se ky takim u zhvilluar gjatë punimeve të takimit të 17-të vjetor të AP të OKB. Burimet informative pohojnë se menjëherë pas arritjes së z. Hasan Ruhani në Nju Jork, krerët e shumë vendeve të botës janë shprehur të interesuar për tu takuar me atë. Mirëpo duke marrë parasysh faktin se vizita e presidentit iranian në Nju Jork ishte shumë e shkurtë dhe kishte një program shumë të ngjeshur, janë refuzuar shumë prej kërkesave për takime me presidentin iranian, ndërsa sipas koordinimeve të bëra mes palës iraniane dhe franceze, presidenti i Francës u detyrua të shkojë në hotelin ku qëndron presidenti iranian z. Hasan Ruhani.