Amerikan autorizon shitjen e avionëve Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28660-amerikan_autorizon_shitjen_e_avionëve_iranit
Qeveria amerikane ka filluar të japë autorizimin për shitjen e avionëve të transportit civil Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 21, 2016 19:26 Europe/Tirane
  • Amerikan autorizon shitjen e avionëve Iranit

Qeveria amerikane ka filluar të japë autorizimin për shitjen e avionëve të transportit civil Iranit.

Pasi për shkak të vonesave në dorëzimin e avionëve, Irani reduktoi porosinë për kompanitë prodhuese të avionëve, agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se Uashingtoni ka filluar të autorizojë kompanitë perëndimore t’i shesin avionë Iranit. Departamenti amerikan i Thesarit ka lëshuar dy autorizime për kompanitë Airbus dhe Boeing për të filluar livrimin e avionëve Iranit. Në fazën e parë, kompania Airbus do t’i dorëzojë Iranit 17 avionë të rinj. Megjithëse Airbus është një kompani europiane, për prodhimin e avionëve ajo përdor pjesë amerikane dhe për kontratat me Iranin duhet të koordinohet me SHBA. Irani ka porositur 117 avionë te kompania Airbus dhe 100 avionë te kompania amerikane Boeing për të rinovuar flotën e transportit ajror.