Edhe Boeing lejohet t’i shesë avionë iranit pas Airbus
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28693-edhe_boeing_lejohet_t’i_shesë_avionë_iranit_pas_airbus
Edhe kompania amerikane Boeing ka marrë lejen për t’i shitur Iranit avionë të transportit civilë.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Shtator 22, 2016 08:13 Europe/Tirane
  • Edhe Boeing lejohet t’i shesë avionë iranit pas Airbus

Edhe kompania amerikane Boeing ka marrë lejen për t’i shitur Iranit avionë të transportit civilë.

Kompania Boeing ditën e mërkurë deklaroi se ka marrë leje nga qeveria amerikane që t’i shesë Iranit avionë të transportit civil. Boeing vuri në dukje se tashmë kanë nisur bisedimet me palën iraniane për kontratën e shitjes së këtyre avionëve. Më herët kompania gjigante evropiane, Airbus, ka thënë se qeveria amerikane ia ka dhënë licencën me të cilën lejohet shitja e 17 aeroplanëve të parë në Iran. Zëdhënësi i Airbusit, Justin Dubon, tha se licenca është marrë nga Zyra e thesarit e Shteteve të Bashkuara. Më herët këtë muaj, kompania kombëtare e Iranit, Iran Air, ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 118 aeroplanëve nga kompania Airbus, në një vlerë prej afro 22.8 miliardë eurosh. Kjo marrëveshje ishte bërë e mundshme pas pajtueshmërisë historike atomike të vitit të kaluar, që ka ndikuar në tërheqjen e sanksioneve ndaj Iranit. Megjithëse është kompani evropiane, Airbusit i duhet leja amerikane, pasi shumë pjesë të aeroplanëve prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Airbus dhe kompania amerikane Boeing, janë pajtuar të shesin ose të huazojnë më tepër se 100 aeroplanë secili për Iran Air, derisa Teherani po e rindërton sektorin e aviacionit, pas disa viteve të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit atomik. Burime të aviacionit thonë se Departamenti amerikan i thesarit do të filloj të miratoj shitje të aeroplanëve të Boeingut në Iran, brenda disa ditësh.