Takimet e presidentit Ruhani në Nju Jork
Në kuadër të sesionit të 71-të të AP të OKB, presidenti i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi takime me presidentin e Zvicrës, Sllovenisë, Bullgarisë, kryeministrin e Irakut, Pakistanit, Norvegjisë dhe Japonisë.
Sipas një njoftimi të Press Tv, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me presidentin e Zvicrës theksoi forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm në ekonomi dhe në sektorin bankar dhe tha se për këto bashkëpunime nuk ekziston asnjë pengesë. Ne jemi të vendosur që të zgjerojmë marrëdhëniet ekonomike, financiare dhe monetare me Republikën Islamike të Iranit, tha në fjalën e tij presidenti i Zvicrës. Presidenti Hasan Ruhani gjithashtu në takimin me presidentin e Zvicrës, Sllovenisë dhe Bullgarisë kërkoi zgjerimin akoma më të madh të marrëdhënieve bilaterale. Në kuadër të sesionit të 71-të të AP të OKB, presidenti Ruhani u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB ku tha: Është përgjegjësi e të gjitha palëve dhe e OKB që të ruajë dhe forcojnë programin e veprimeve të përbashkëta sipas marrëveshjes bërthamore. Sa i përket çështjes së Sirisë presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani është i gatshëm të vazhdojë rolin e tij konstruktiv dhe shtoi: Në çështjen e luftës kundër terrorizmit një pikë e rëndësishme është ruajtja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendeve. Nga ana e tij Ban Ki Moon, kërkoi gjetjen e rrugëzgjidhjeve afatgjatë për krizat në Siri dhe në Jemen dhe kërkoi mbështetjen dhe rolin konstruktiv të Iranit në zgjidhjen e këtyre krizave. Më tej presidenti Hasan Ruhani pati takim me kryeministrin e Irakut Hejdar Ebadi ku theksoi se Teherani nuk do të kursejë asnjë ndihmë për stabilitetin dhe sigurinë e Irakut dhe tha se mbështetja e Iranit për qeverinë, ushtrinë dhe forcat popullore të Irakut ështëpër çlirimin e popullit irakian nga zgjedha e terroristëve të ISIS.