Irani dënon vrasjen e civilëve në Hadida të Jemenit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër vrasjen e civilëve jemenas gjatë sulmit ajror të Arabisë Saudite në rajonin Hadida të Jemenit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Bahram Ghasemi me anë të një deklarate, dënoi ashpër sulmin ajror të koalicionit me në krye Arabinë Saudite në një rajon në provincën Hadida të Jemenit ku si pasojë u vranë dhe u plagosen me dhjetëra civilë jemenas. Bahram Ghasemi gjithashtu shprehu solidaritet edhe me familjet e viktimave të këtij sulmi. Ai në vazhdim tha: "Për fat të keq indiferenca e vendeve dhe e qarqeve ndërkombëtare dhe vazhdimi i shitjes së llojeve të ndryshme të armëve dhe pajisjeve ushtarake tek Arabia Saudite, është bërë shkak që regjimi Al Saud të gjejë guxim më të madh për të shtuar sulmet e tij kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Jemenit. Heshtja domethënëse e disa vendeve perëndimore ndaj vrasjes së civilëve të pafajshëm, padyshim se për çdo ditë e më tepër do t'i bëjë ato vende më të urryera pranë opinionit publik dhe ato do të konsiderohen pjesëmarrëse në krimet e këtij regjimi fëmijëvrasës.